Lajmet e fundit

Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja kanë fjalë të mira për njëri tjetrin.
E dikush po i vlerëson të dy më shumë se sa që ata e vlerësojnë njëri tjetrin.
Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë të shtunën shpalli zyrtarisht, për herë të parë, Demaçin e Qosjen, kandidatë nga Kosova për çmimin Nobel, njofton Klan Kosova.
I pari u nominua për paqe e i dyti për letërsi.
Fjalë të mira e përkrahje për dy kandidatët për Nobel, ka edhe profesor nga Franca, Daniel Leuwers.
Në ceremoninë e shpalljes së kandidaturave për këtë çmim, u dhanë edhe arsyet dhe faktet se pse këta të dy meritojnë të garojnë për Nobel.
Kronikë nga Dafina Jegni.