Lajmet e fundit

Rektori i Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, në emër të UP-së dhe gjithë studentëve të këtij institucioni arsimor, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bajraktari, me rastin e vdekjes së prof. dr. Ismet Bajraktari.
"Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e prof. dr. Ismet Bajraktarit, profesor në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore".
"Puna intelektuale dhe vepra e tij do të mbeten kujtimi më i mirë për të gjithë ata që kishin mundësinë të mësonin nga ai, por edhe të punonin më të.
Profesor Ismet Bajraktari do të mbahet mend me personalitetin e tij, ndërsa vepra e tij do t’ju shërbejë brezave që do vijnë në vazhdim".
"Andaj bashkëndjejmë dhimbjen me familjarët dhe të gjithë ata që e njohën profesor Bajraktarin dhe përmes këtij telegrami të ngushëllimit, të nderuar familjarë, por edhe studentë të profesor Bajraktarit, ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta", thuhet në telegramin e ngushëllimit, transmeton Klan Kosova.
Në nder të kujtimit për jetën dhe veprën e Profesorit Ismet Bajraktari, Universiteti i Prishtines do të mbajë mbledhje komemorative të mërkurën me datë 07.12.2016.