Lajmet e fundit

Për herë të parë shkencëtarët norvegjez kanë parë arinjtë polar duke ngrënë delfinet në Arktik, dhe kjo ëshë një sjellje e pazakontë, kështu të paktë e kanë cilësuar norvegjezët.
Zakonisht delfinët shkojnë vetëm në veri gjatë verës, por këtë vit ditët e ngrohta kanë bërë që ata të arrijnë në pranverë.
Tani shkencëtarët kanë zbuluar imazhe të frikshme të arinjëve të uritur duke ngrënë këto krijesa.
Institutet norvegjeze ishin të tronditur duke parë delfinët duke u ngrënë nga arinjtë polar.
Edhe pse delfinët janë parë rregullisht në Arktik në muajt e verës kur akulli ka shkrirë, ata janë vërejtur gjatë dimrit dhe pranverës kur deti zakonisht është i mbuluar ende me akull, transmeton Klan Kosova.
Por shkencëtarët norvegjez kanë raportuar një tërheqje të fortë të akullit dhe dy dimra pa akull gjatë viteve të fundit, të cilët thanë se kjo mund të jetë çëshjta që i ka tërhequr delfinët në veri.