Lajmet e fundit

Delegacioni i Kosovës gjendet edhe sot në Bruksel në kuadër të takimit të dytë të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.
Ekipi i Klan Kosovës është duke e përcjellë nga afër këtë ngjarje. ndërkaq pjesë të këtij delegacioni janë presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, kryeparlamentri Kadri Veseli dhe zëvendësministri Fatmir Limaj.
Mbrëmë, avioni në të cilin po udhëtonte ky delegacion, për shkak të pakujdesisë së pilotit, duke hyrë në hapësirën e kontrolluar nga Serbia, por ky incident kishte përfunduar pa asnjë problem.