Lajmet e fundit

Eduart Ndocaj ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Socialiste në kuadër të Kongresit që do të zhillohet më 19 mars.
Një gjë e tillë i ka të gjitha gjasat që të jetë një flluskë e parapërgatitur apo e pilotuar prej dikujt, ndofta edhe me qëllim që të minojë dhe t’i japë tone humoristike kandidimit të vërtetë të Blushit, duke e vënë atë në një resht me “kaubojin” me kapele.
Sidoqoftë, pengesa e vërtetë juridike për kandidimin e Ndocajt mund të përbëhet nga fakti se ai është nënkryetari i Partisë Demokirstiane, të drejtuar nga Nard Ndoka dhe nuk është anëtar i Partisë Socialiste, deri në provë të kundërt.
Partia Socialiste nuk është shprehur ende zyrtarisht lidhur me kandidimin e mundshëm të Ndocajt.
Por ndërkohë, vetë “Kauboji”, nostalgjik për kohërat e fushatës së 2013-s në qarkun e Lezhës, ka publikuar disa fotografi ku duket delegacioni i veturave që e shoqëronin, së bashku me parullat dhe banerat e tij.
Delegacioni i deputetit përbëhej nga një Mercedes Cl 500, një veturë japoneze Leksus, dhe që t’i qëndrojë deri në fund stilit të kaubojit dhe një fuoristradë e madhe amerikane GMC./Mapo.al