Lajmet e fundit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, ka thënë se Zgjedhjet Presidenciale 2016 në SHBA, kanë rëndësinë e tyre të veçantë.
Delawie në Info Magazinën Speciale të Klan Kosovës, ka thënë se votimi për amerikanët është çështje e demokracisë, derisa ka shtuar se një shembull të tillë janë duke dhënë edhe në vende të ndryshme të botës.
‘’Votimi është çështje e Demokracisë dhe besoj që po japim një shembull edhe në vende të ndryshme të botës se si duhet vepruar.’’
‘’Ma merr mendja që një përqindje e madhe e amerikanëve e kemi përcjellë fushatën. ‘’
‘’Shumë zgjedhje kanë qenë interesante, psh. Në 2008 kur është zgjedhur President Barack Obama, për këto zgjedhje ka interesim për disa të tjera ka më pak.’’
‘’Ekonomia dhe siguria kanë qenë temat kryesore, dhe më pak ka pasur bisedime për politikën e jashtme. Mediat amerikane të paktën në këto cështje janë fokusuar. ‘’
‘’Amerikanët mund të jenë pasionantë e mendoj që jemi shumë pasionantë edhe për politikën por kjo ka ndodhur në të kaluarën. Dikur ka pasur kandidat presidencial që ka punësuar njerëz për të përhapur sa më shumë thashetheme për të.’’
‘’Nuk mund të fajsojmë internetin për këtë gjuhë të vështirë, por intereneti njëkohësisht e ka atë rolin e tij’’ ka thënë Delawie, njofton Klan Kosova.