Lajmet e fundit

Ambasadori i amerikan Greg Delawie ka vizituar sot Doganën e Kosovës, ku ka zhvilluar nje takim me drejtorin e përgjithshëm Lulëzim Rafuna.
Gjatë këtij takimi Delawie është njoftuar me punën dhe të arriturat e doganës si në zbatimit e ligjit dhe ndikimin e saj në zhvillimin ekonomik të vendit.
Drejtori Rafuna e ka vlerësuar ndihmën e ambasadës amerikane në vlerë prej 3 milion dollarësh për Doganën e Kosovës, para të cilat sipas Rafunës ka ndikuar në përmirësim e punës së këtij institucioni. Ai tha se Dogana e Kosovës ka një rritje të hyrave për 16 për qind se vitin e kaluar.
Ndërsa, ambasadori Delawie e ka vlerësuar lart punën e bërë nga Dogana e Kosovës në zbatimin e ligjit si dhe ka premtuar mbështetje të mëtutjeshme për këtë institucion.
Sipas tij, dogana e Kosovës ka siguruar përafërsisht 70 për qind të të hyrave në buxhetin e Kosovës.