Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka reaguar për të dytën herë në një postim në llogarinë e tij në Twitter për iniciativën për mbledhjen e nënshkrimeve për të shfuqizuar Ligjin e Gjykatës Speciale
" Ne nuk kemi investuar aq shumë përpjekje në suksesin e Kosovës për ta parë atë të shkatërrojë të ardhmen e saj duke shfuqizuar ligjin e Gjykatës Speciale", ka shkruar ai.
Ndërkaq në një postim tjetër në po këtë rrjet social ai ka shkruar se ideja për të ndryshuar ligjin e Speciale mund të izolojë globalisht Kosovën . Delaëie e ka cilësuar këtë si ide të tmerrshme.
Kujtojmë se përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të mërkurën dorëzuan në Kuvend peticionin me anë të të cilit kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.