Lajmet e fundit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e mbështetë iniciativën e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për t’i ulur së bashku liderët politikë në gjetjen e një zgjidhje eventuale, njofton Klan Kosova.
Delawie në Twitter ka shkruar se “e mbështes iniciativën e Presidentes së Kosovës për të ftuar liderët politikë në takim të hënën”, kurse ka shtuar se “liderët kosovarë duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët”.
Presidentja e Kosovës ka ftuar liderët e partive politike për një takim në zyrën e saj të hënën në ora 9:00. Udhëheqësit e partive politike pritet të mblidhen në Zyrën e Presidentes. Ajo i ka ftuar pas disa takimeve me karakter konsultativ që i ka pasur me ta. Në këtë mënyrë shefja e shtetit do të nis edhe një raund të ri përpjekjesh për të zhbllokuar situatën në vend.