Lajmet e fundit

Rrëfimin e vajzës së paidentifikuar që përjetoi dhunën në familje e dëgjuan edhe kryeministri Isa mustafa, ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, kreu i KGJK-së Enver Peci e ambasadori amerikan Greg Delawie.
Ata ishin pjesë e ceremonisë me të cilën shënohej Java Ndërkombëtare për të rejtat e viktimave të krimit.
E këtyre viktimave kryeprokurori i shtetit u premtoi diçka ndërsa kryeministri Isa Mustafa tha se shteti po i respekton viktimat e krimit.
Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi premtoi kompensimin e viktimave të krimit.
Për punën që po bëjnë në këtë fushë, autoritetet vendore morrën lavdata nga ambasadori amerikan Greg Delawie.
Misioni diplomatik të cilin e udhëheq Delawie ka merita të vecanta për mbrojtjen e viktimave të krimit pasi që ka 6 vite është duke punuar intenzivisht me Prokurorinë e Shtetit në këtë fushë.
Kronikë nga Dibran Istrefi.