Lajmet e fundit

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka organizuar një tryezë të përbashkët, me synimin e instalimit të një kulture që mbështet dhe inkurajon etikën në biznes.
Ndërkaq gjatë këtij takimi, ambasadori amerikan – Greg Delawie, ka thënë se korrupsioni luan rol pengues në biznese si dhe prish besimin e qytetarëve, njofton Klan Kosova.
‘’Luftimi i korrupsionit është çështje që unë i kushtojë shumë vëmendje gjatë qeverisjes’’
‘’Nënpresidenti amerikan Joe Biden nxiti autoritetet kosovare që të marrin aksion në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.’’
‘’Korrupsioni paraqet pengesë të madhe prish besimin e qytetarëve, ndez stabilitetin si dhe pengon sundimin e ligjit dhe funksionimin e bizneseve’’
‘’Biden, e ka thënë shumë mirë se korrupsioni është kancer i shoqërisë që gërryen cdo gjë që ekziston.’’
‘’Kosova, duhet ta arrijë potencialin e saj të plotë. Ne kemi trajnuar një staf prej mijëra punëtorësh në sektorin e drejtësisë.’’
‘’Kosova është në vijën e parë të frontit në luftimin e korrupsionit.’’
‘’Është përpjekje në interesin më të mirë në përpjekje të bizneseve tuaja dhe qeverisjeve tuaja.’’, ka përfunduar Delawie, njofton Klan Kosova.