Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie iu ka bërë edhe një herë thirrje partive politike që ta ratifkojnë Marrëveshjen e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi
“Tani është koha që të gjitha partitë politike të demonstrojnë lidership. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në radhë të parë. Kalojeni Marrëveshjen e Demarkacionit”,ka shkruar Delawie në llogarinë e tij në Twitter.
Ky reagim i tij erdhi në ditën kur u shty për herë të dytë shqyrtimi i kësaj ujdie në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së konsensusit për ta kaluar marrëveshjen në fjalë, transmeton Klan Kosova.