Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie,
Kuçi e ka njoftuar ambasadorin Delawie me progresin dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në vend, falë edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe asistencës së ofruar nga qeveria amerikane.
Në këtë takim ministri i Drejtësisë ka theksuar arritjet e deritanishme në infrastrukturën e gjyqësorit dhe prokurorisë dhe në konsolidimin e legjislacionit, duke përfshirë edhe hartimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale.
Ndërkaq, diplomati amerikan e ka vlerësuar lartë progresin e arritur në vend, duke theksuar që institucionet e Kosovës me hapat e ndërmarrë në fushën e sundimit të ligjit kanë dëshmuar pjekuri institucionale, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.