Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në fjalën hapëse në organizimin e Ambasadës Amerikane në bashkëpunim me Klan Kosovën, i ka uruar mirëseardhje të gjithë të ftuarve.
Delawie, është shprehur se ky organizim është bërë për të festuar demokracinë që është në SHBA, njofton Klan Kosova.
“Natyrisht që nuk do e dimë sonte se kush do të jetë presidenti. Por do të dihet në orët e hershme të mëngjesit, por më besoni se do të jem zgjuar”.
Ai ka treguar se në këtë festë do të ketë edhe “zgjedhje” në mes të ftuarve dhe fituesi do të shpallet në ora 23:30.
“Do të kemi një lloj pseudozgjedhje dhe ju që nuk jeni qytetarë amerikanë do t’ju dëgjohet zëri se kush do të jetë Presidenti”,
Delawie, i ka ftuar të gjithë të pranishmit që të zgjedhin pijet me emrat e kandidatëve për President të SHBA-së.
“Të kuqin për Donald Trump, e të kaltrin për Hillary Clinton”.