Lajmet e fundit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i kënaqur me pozicionimin e Kosovës, pas raportit të publikuar nga Transaprency International për shkallën e korrupsionit në të gjitha vendet e botës.
Por Delawie ka theksuar se renditja e Kosovës në vendin e 85-të nuk është e mjaftueshme, përcjell Klan Kosova.
“I gëzuar që po shoh Kosovën të bëjë progres sa i përket korrupsionit. Matjet nga ky raport tregojnë se ka vazhdim të përmirësimit çka është vitale për të ardhmen Euro-Atlantike”.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë renditje më të mirë sesa vendi i 85-të”.