Lajmet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur se është i zhgënjyer nga ngjarjet e sotme në Kuvendin e Kosovës, pas hedhjes së gazit lotsjellës nga deputetët e VV-së.
“Dita e sotme ka qenë dëshpërim i madh për mua dhe qytetarët e Kosovës. Kjo situatë nuk duhet të ndodhë, Kosova është më e mirë se kaq”.
“Kjo nuk do të duhej të ndodhte në një vend evropian. Hedhja e gazit lotsjellës nuk është diçka evropiane. Kam respekt të jashtëzakonshëm për gjithë deputetët që janë duke përdorur mjete demokratike për t’i përmbushur qëllimet e tyre”.
“Do t’i nxisja gjithë deputetët që të kthehen në sallën e kuvendit dhe të votojnë PO për marrëveshjen e kufirit për Evropën dhe Po për përparimin e Kosovës”.
“Kjo çështje e ka lidhur Kosovën për një kohë shumë të gjatë”, deklaroi Delawie.