Lajmet e fundit

Një video e postuar në rrjetet sociale gjatë fundjavës shfaqi avionin luftarak të marinës amerikane që muajin e kaluar shpërtheu në flakë derisa goditi kuvertën e fluturimit të anijes masive luftarake.
F-35C, luftaraku më i ri në flotën e marinës, shihet në një video monitor nga brenda USS Carl Vinson, i cili ishte në operacione në detin e Kinës Jugore kur aksidenti ndodhi më 24 janar.
Pamjet tregojnë dy kënde të incidentit nga kamera të veçanta dhe të dyja tregojnë avionin derisa i afrohet aeroplanmbajtësit.
Derisa avioni 100 milionë dollarësh i afrohet anijes, ekuipazhi dëgjohet duke bërtitur "Largohu, largohu", në tentimit për të shpëtuar. Por, paralajmërimi për pilotin vjen shumë vonë për të shmangur rrëzimin.
Layton vuri në dukje se F-35 dukej se kishte probleme kontrolli në afrimin e tij ndaj transportuesit.
Kur ndodhi aksidenti piloti u hodh ndërsa nga përplasja mbetën të lënduar shtatë persona.
Ai ishte duke kryer operacione rutinë fluturimi kur ndodhi përplasja. Ata u hodhën në mënyrë të sigurt dhe u gjetën nga një helikopter ushtarak.
https://twitter.com/Fighterman_FFRC/status/1490250892020383744?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1490250892020383744%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.navytimes.com%2Fnews%2Fyour-navy%2F2022%2F02%2F07%2Fleaked-video-shows-harrowing-f-35-crash-aboard-carrier-carl-vinson%2F