Lajmet e fundit

Kanë kaluar pothuajse pesë vjet që aktori Paul Walker ka vdekur, dhe tani jeta dhe karriera e tij është përjetësuar në një dokumentar të ri.
Trailer-i i parë i "I Am Paul Walker" i Paramount Network dhe Network Entertainment ka dalë të enjten dhe duket të jetë mjaft emocionues.
Klipi shfaq pamje nga jeta e Walker, nga videot në shtëpi të fëmijërisë, në punën e tij, e deri te filmi i popullarizuar "The Fast and the Furious".
Filmi gjithashtu përmban disa intervista nga anëtarët e familjes së tij, miqtë e fëmijërisë dhe kolegët e Hollivudit, përfshirë aktorin e "Fast & Frious" Tyrese Gibson, dhe regjisorin, Rob Cohen.
Walker kishte vdekur tragjikisht në moshën 40 vjeçare, në nëntor të vitit 2013, pas një aksidenti me makinë.