Lajmet e fundit
Selektori i kombëtares spanjolle nuk pranoi të komentoj situatën e Casillas tek skuadra mbretërore, por ai nuk i sheh si diçka të madhe deklaratat e Gerard Pique.

Vincente del Bosque në paraqitjen para mediave, para ndeshjes kundër Costa Rica ka komentuar për pozitën e Iker Casillas tek skuadra mbretërore.
"Nuk kam çfarë të them. Nuk ka më shumë se fjalë, thashetheme. Kur të ketë diçka zyrtare unë do të flas".
Del Bosque foli edhe për portierin e Costa Rica dhe fishkëllimat ndaj Pique në stërvitje.
"Keylor Navas ishte yll në Botërorin e fundit. I tillë ishte edhe kur mbronte për Levante".
"Në vitin 2011 ne e patëm të vështirë të luajmë kundër Costa Rica. Ata luajnë bukur, prandaj këtë presim ta bëjnë edhe të enjten".
"Pique nuk ka thënë asgjë. Ne duhet të krijojmë atmosferën më të mirë të mundshme brenda ekipi".
"Kjo është fëmijërore. Ajo që ai tha gjatë festimeve të skuadrës së tij ishte diçka dhe asgjë, në të njejtën kohë".