Lajmet e fundit
Strategu spanjoll nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në fitoren 1-0 ndaj Maqedonisë.

Vincente del Bosque nuk u duk aspak në qejf kur u pyet për performancën e skuadrës ndaj Maqedonisë.
“Nuk luajtëm mirë. Nuk kryem detyrat bazë: mbrojtjen, krijimin e rasteve dhe shënimin”.
“Fituam me fat”.
“Shënuam dhe më pas u ndalëm. Luajtëm shumë ngadalë dhe nuk krijuam raste”.
Tekniku spanjoll foli edhe për David de Gean dhe Diego Costan – dy të shumëpërfolurit e kombëatres spanjolle.
“Isha i sigurtë që De Gea do të paraqitej mirë. Nuk shqetësohesha që do të bënte gabime”.
“Costa luajti si të gjithë të tjerët. Ishe paraqitje e dobët e skuadrës”.