Vincente Del Bosque, trajner i kombëtares spanjolle, ka shprehur dëshirën e tij për të parë në finalen e Berlinit Barcelonën dhe Real Madridin.
“Dëshira ime është ta kemi një finale spanjolle. Ne kemi dy ekipe në gjysmëfinale të cilat po na përfaqësojmë në mënyrën më të mirë në Evropë për më shumë se një dekadë”, tha Del Bosque.
Gjysmëfinalet e këtij sezoni takojnë Real Madridin me Juventusin dhe Barcelonën me Bayern Munchen-in.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.