Lajmet e fundit

Portugalia e ka dekriminalizuar përdorimin e të gjitha drogave që nga viti 2001.
Marihuana,kokaina,heroina përdorimin e këtyre drogave, Portugalia ka vendosur për ta trajtuar posedimin dhe përdorimin e tyre në sasi të vogla si çështje të shëndetit publik dhe jo si diçka kriminale.
Droga mbetet ende ilegale natyrisht. Por nëse zihesh me të mund të përballësh me ndonjë gjobë të vogël ose më ndonjë udhëzim për ndjekje të ndonjë programi rehabilitues ,por jo dënim me burg dhe futje në dosje kriminale.
Në mesin e të rriturve portugez , ka tri vdekje nga mbidoza e përdorimit të drogës në një milion banor.
Shifrat në vendet tjera shkojnë rreth 10.2 vdekje në një milion banor në Holandë, 44,6 në një milion në Britani dhe 126,8 në një milion në Estoni.
Mesatarja e vdekjeve në BE nga mbidoza është 17.3 vdekje në një milion banor,raporton The Independent, transmeton Klan Kosova.