Lajmet e fundit

Ora 16:00 e së premtes shënoi fundin e orarit zyrtar të punës në Gjykatën Kushtetuese.
Deri në këtë kohë të 8 Majit, partitë partitë politike parlamentare, Kryetarja e Kuvendit, si dhe Presidenca mundën të dërgonin Komentet në Kushtetuese.
Kjo rreth dekretit të Presidentit Hashim Thaçi, me të cilin kishte nominuar Avdullah Hotin për Kryeministër. Ky dekret është pezulluar deri më 29 Maj.
Diku kah mesdita kreu i shtetit në formë të shkruar dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese komentimet, ku thotë se dekretimi i Kryeministrit është në kompetenca e përcaktuara me Kushtetutë.
Kronikë e zgjeruar nga gazetari Besnik Tahiri.