Lajmet e fundit

Dekoltesë i ka ardhur fundi, sipas revistës së famshme Vogue.
Bibla e modës, thotë se shfaqja e gjoksit dhe e linjave të qafës, është diçka e dalë mode.
Në një artikull të publikuar nga kjo revistë për muajin nëntor, ekspertët e modës kanë thënë se modelet tani po i ekspozojnë më shumë shpatullat, barkun dhe këmbët.
“Artikulli i titulluar “Dëshpërimisht kërkojmë dekolte”, thotë se epoka e dekoltesë si një mënyrë për të kërkuar fuqizim seksual, për të joshur dhe thjesht për tu shfaqur më shumë, ka përfunduar, apo thjesht po bën një pushim, transmeton Klan Kosova.