Lajmet e fundit

Të akuzuarit Haki Bela, Edmond Lika, Rilind Murati, Shkëlqim Kuka, Diamant Gashi dhe Vatan Çakaper kanë deklaruar para trupit gjykues se janë të pafajshëm për vrasjen e rreshterit policor Muhamet Lika në Kaçanik.
Në seancën fillestare që po mbahet në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ata thanë se kanë kuptuar natyrën e aktakuzës dhe mohuan çdo përgjegjësi për vrasjen e rreshterit policor më 1 prill 2025, raporton Klankosova.tv.
Njëherësh, seancën nga afër po e përcjell gazetarja e Klan Kosova, Sala Gashi e cila bëri të ditur se dy të dyshuarit Rilind Murati dhe Shkëlqim Kuka janë paraqitur me jelek antiplumb në seancë.