Deklaratat e kohëve të funtit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, tregojnë se atë e ka kapur paniku, ka thënë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Deklaratat e Thaçit tregojnë se ka panik, ai përmende flamujt e zinj e gjëra të tjera që nuk ndodhen kurrë”, ka thënë Haxhiu.
“Këta njerëz e kanë mendjen vetëm tek pushteti, në i thoshim shkarkojeni Aleksander Jabllanoviqin – ata na thoshin e keni vetëm për pushtet, ne i kemi thënë përsëri tërhiqni marrëveshjet situata i kthehet normalitetit”.
Haxhiu ka folur edhe për protestën e 17 shkurtit, për të cilën ka thënë, se përpos partive opozitare, ditën e pavarësisë do të protestojnë edhe shumë grupime dhe organizata të tjera.
“Kjo protestë është protestë gjithëpopullore, nuk është vetëm elektorati i Opozitës që po merr pjesë në këto protesta, këto ditë protestave iu janë bashkangjitur edhe bujqit presim edhe punëtorë të tjerë të bashkëngjiten”.
“Sot iu kemi bërë thirrje edhe studentëve që të bashkohen. Një ditë para protestës do të bëhet me dije se cilat janë organizatat që po e përkrahin protestën”.
“Gjithashtu nga disa takime me përfaqësues civile dhe analistë nga diskutimet me ta është thënë që qeveria menjëherë duhet të dorëhiqet”, ka pohuar Haxhiu.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.