Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmarrin hapat e duhur pasi Rusia ua njohu pavarësinë dy rajoneve të Ukrainës lindore.
"Njohja e të ashtuquajturave 'Republikat Popullore të Donetskut dhe Luhanskut' si 'të pavarura' kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të vendosur dhe ne do të ndërmarrim hapat e duhur në koordinim me partnerët", ka shkruar Blinken në rrjetin social Twitter, transmeton Klankosova.tv.