Lajmet e fundit

Deklarata e presidentit francez Emmanuel Macron se “Kosova do t’i bashkohet BE-së kur t’i plotësojë kushtet dhe kur të vijë koha”, ka ngjallë polemika në Francë.
Kjo deklaratë ndezi ata që përkrahin idenë e largimit të Francës nga BE-ja, duke thënë se kjo nënkupton konkurrencë për punëtorët e Francës nga një vend që pagën minimale e ka 170 euro, njofton Klan Kosova.
Aktivisti i Frexit, Eric Noirez shpërtheu duke thënë se "Punëtorët francezë do të jenë të kënaqur të mësojnë se herët a vonë ata do të jenë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me një vend, paga minimale e të cilit vlerësohet të ejtë në 170 € në muaj”.
"Europianizmi është çmenduri", tha ai, shkruan Express.co.uk.
Marron në takimin me kryeministrin kosovar Albin Kurti tha se Kosova duhet të angazhohet për transformime të thella në çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore, por gjithashtu dhe mbi të gjitha në lidhje me funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e ligjit dhe qeverisjen".