Deklarata e deputetit të Kosovës, Fatos Geci i cili tha se ish presidentin Hashim Thaçi e pret fati i njëjtë me atë të Naim Murselit duke iu referuar burgimit të përjetshëm ka ngjallur reagim të madh publik.
Në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova, gazetari Enis Reçica ka rikapitulluar deklaratat e xhaxhait të deputetit, Fatos Geci si dhe reagimet e tjera rreth deklaratës së tij.
"Gani Geci ish deputeti i LDK-së dhe xhaxhai i tij, lëshoi një komunikim që tha se dikush i afërt i kryeministrit Kurti dhe Konjufcës ia ka shkruar atë tekst dhe pas kësaj ka reaguar Fatos Geci duke thënë që atë tekst e kam shkruar vet, nuk e ka shkruar askush dhe mjaft më me këso lloj devijimesh. Ka pasur reagim edhe nga xhaxhai tjetër, Nehat Geci thotë që gjatë ditës së djeshme duke pirë kafe në Skenderaj bashkë me vëllain e Fatosit dhe një djal të axhës së tij ka zhvilluar bisedë telefonike me Fatos Gecin dhe aty thotë se në atë tekst që e ka lexuar ia ka shkruar deputeti Ilir Kërçeli dhe sipas Nehat Gecit xhaxhait të Fatosit ky është verzioni i vërtetë i kësaj historie", tha Reçica.
https://www.youtube.com/watch?v=R69d4LUmMuQ
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.