Lajmet e fundit

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, ka komentuar intervistën e deputetit gjerman nga CDU, Peter Beyer, dhënë ditë më parë ekskluzivisht për televizionin Klan Kosova.
Në Parlamentin e Serbisë, para deputetëve shefja e qeverisë serbe Ana Brnabiq, ka thënë se deklaratat e deputetit Beyer ''se Serbia s'ka shans të futet në Bashkimin Europian nëse nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur'', janë vetëm një mendim personal i tij.
''Mendimi i këtij deputeti është personal i tij dhe jo qëndrim i konfirmuar i Gjermanisë'', citojnë mediat serbe të ketë thënë Brnabiq, njofton Klan Kosova.
Deputeti gjerman i cili vjen nga radhët e partisë CDU të Kancelares Angela Merkel, zhvilloi ditë më parë një vizitë disaditore në Kosovë ku dhe u takua me strukturat udhëheqëse të shtetit të Kosovës.