Lajmet e fundit

Në portin jugor të qytetit Odesa të Ukrianës, sot në mëngjes, janë dëgjuar shpërthime të forta.
Një dëshmitar për Reuters ka deklaruar se në qytetin strategjik ishte parë një tym i madh.
Korrespondentja e Washington Post, Isabelle Khurshudyan, e cila ndodhet në Odesa, ka thënë se shpërthime të forta ishin dëgjuar nga qendra e qytetit, dhe se dritaret e hotelit të dhomës së saj janë dridhur.
Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake rajonale të Odesës, u bëri thirrje banorëve të qytetit të qëndrojnë në strehimore.
"Ne do të mposhtim. Ferr i armiqve!" ka shkruar ai në një postim në Facebook, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.