Lajmet e fundit

Dega e Nismës për Kosovën në Drenas sot ka zhvilluar një takim, meqë rast kanë aderuar një numër i madh i të rinjve.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj, anëtarë të kryesisë dhe deputet të këtij subjekti të cilët janë pritur nga kryetari i degës së Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj.
Krasniqi u shpreh se që dy vite asnjëherë zyrat e kësaj dege nuk kanë qenë me kaq shumë njeërz dhe prezenca e tyre po tregon se Nisma-s në Drenas tashmë i është lëshuar frymarrja.