Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate për media ka njoftuar se dega e saj në Podujevë do të pranojë sot anëtarë të rinj, pasi dega e Lëvizjes për Bashkim në këtë komunë ka kaluar në AAK.
“Dega e LB-së në Podujevë sot kalon në AAK. Ngjarja ndodhë sot në orën 12 në Selinë e AAK-së në Podujevë. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj,” thuhet në njoftimin e AAK-së, përcjellë Klan Kosova.