Lajmet e fundit

Ka vazhduar procesi zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë, pas pezullimit të tij nga kryetari i Degës, Safet Kamberi, në marrëveshje me Kryesinë e LDK-së në Prishtinë.
Sipas një komunikate dërguar nga LDK-ja, procesi zgjedhor ka vazhduar të mërkurën në orët e mbrëmjes në degën e Kqiqit të Madh dhe mbaruar normalisht.
Në takim njëzëri kryetar u zgjodh Rushit Brahimi, si dhe u zgjodhën edhe strukturat tjera, duke përfshi edhe tetë delegatët për kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Mitrovicë.
"Nga ky takim doli mesazhi edhe për nëndegët tjera që të vazhdojnë procesin zgjedhor në mënyrë të rregullt, transparente dhe demokratike, ashtu siç është zhvilluar çdo herë në LDK dhe që në këtë mënyrë të forcohet LDK-ja dhe strukturat e saj në Mitrovicë dhe tërë vendin" thuhet në komunikatë.