Lajmet e fundit

Deputetja e PD-së, Jozefina Topalli me anë të një postimi ka ndarë një dedikim për nënat.
Sot ajo ka postuar disa foto të vjetra dhe një dedikim të ndjerë për nënat.
Lexoni më poshtë postimin e plotë të Topallit:
"Gëzuar festën e mamave! Janë shtylla e familjes
Japin dashni pa pretendime. Vuajnë në heshtje. Dhe janë përherë gati më fal.
Edhe në shtrat, si magneti na mbledh gjithë bashkë…", shkruan Jozefina e cila nëpërmjet këtij postimi tregon sakrificat që bën një grua për familjen dhe fëmijët, duke iu referuar mamasë saj dhe vetës, si dhe çdo nëne tjetër e cila bën çdo ditë të njejtat sakrifica.