Lajmet e fundit

Gjergj Dedaj ka vazhduar t`i kundëpërgjigjet sulmeve që po i shkojnë në adresë të tij, pas emërimit në detyrën e re si ambasador në Maqedoni.
Ai në një postim të Facebook ka ironizuar me të gjithë ata që e kritikuan dhe ia kërkuan dorëheqjen për shkak të fyerjeve që bënte ndaj popullit turk.
“Vazhdoj në MPJ, ne pritje te misionit te ri, ne Shkup! Nuk po me pihet kafja, kur po degjoje çfare “burrash te kombit” po kerkojne shkarkimin tim…e spo dij se a e shofin veten ne pasqyre ata tugjare lopesh, pronare kepurdhash, (b)analist, “deputet” turpi e “gazetare” mercenare?!”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova