Lajmet e fundit

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes ka reaguar menjëherë pasi Kosova nuk ka arritur të pranohet në Agjencinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë – UNESCO.
Deda e ka cilësuar këtë si dështimin e parë të Kosovës në arenën ndërkombëtare që prej shpalljes së pavarësisë.
“Njejtë, është edhe dështim i procesit të Brukselit "të normalizimit të marrëdhënieve". Kosova menjëherë duhet t'a ndërprejë dialogun me Serbinë dhe zbatimin e marrëveshjes për Bashkësinë e komunave, dhe të bëjë të qartë që pa njohje të pavarësisë nuk ka më asnjë kuptim për dialog”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
Deda ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit në Qeveri të japin dorëheqje.