Lajmet e fundit

Ilir Deda, deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se suspendimi i sotëm i opozitës është suspendim i demokracisë.
"Suspendim të tillë nuk ka as në Rusi, Venezuela apo Bjellorusi. Akti i sotëm e shënon fundin e Qeverisë Mustafa-Thaçi. Koalicioni PDK-LDK përbën regjimin më anti-demokratik në Kosovë në këto 16 vite liri."
"Natyrisht që nuk do të marr pjesë në punimet e Kuvendit pa kolegët e opozitës. Ndryshimi i vonuar në Kosovë do të vijë mē shpejtë se sa që kemi menduar" , transmeton Klan Kosova.