Lajmet e fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka thënë se pas gati dy viteve është sqaruar se nuk mund të ketë më siç tha ai "dialog presidentësh” dhe se sot ka përfunduar edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë.
"Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm - e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë.
Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të mirren me dialog - pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit".
"Ndërsa, Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë - pikat 92 dhe 93 të aktvendimi", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova,
Reagimi i Dedës erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila shpalli Ligji për Dialog, si anti-kushtetues.