Lajmet e fundit

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Ilir Deda është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Ai duke folur për situatën aktuale politike dhe përplasjet opozitë-pozitë është shprehur se votuesi do të japë fjalën e tij.
“Votuesi mundet ta ndëshkojë këtë parti politike, e të mos e votojë”.
Deda ka folur edhe për demarkacionin duke thënë se kjo duhet të zgjidhet dhe të vërtetohet kush e ka me të drejtë.
“Sa për demarkacion duhet të vijë deri tek një vërtetim”.
“Kam dëgjuar ide që të vijë një komision i vecantë për ta vërtetuar”.
“Deputetët e LDK-së, dalin e thonë se ka pasur ndryshim të kufirit ndërsa përgjegjësi Murat Meha, nuk mund të thotë se nuk ka pasur”.
“Le të dalin e të thojnë pse, nëse është e vërtetuar që në Kosovë e Mal të Zi kujt çfarë i takon”.
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se nuk duhet të ketë armiqësi me Malin e Zi.
“Mali i Zi e ka treguar veten kur i ka shpëtuar qindra veta në vitin 1999”.