Lajmet e fundit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka komentuar protestën e nesërme të organizuar nga Opozita.
Deda ka shkruar se me prezencën ne protestën e nesërme i tregohet qeverisë se qytetarët nuk pajtohen me mjerimin.
“Miq të nderuar, gati 17 vite jetojmë të lirë, prej të cilave 8 vite të pavarur. Nesër do të jetë protesta më e madhe paqësore në Kosovën e lirë ku do të kërkohet dorëheqja e Qeverisë shkelëse e Kushtetutës, zaptuese e institucioneve publike, e papërgjegjshme ndaj qytetarit dhe shtetit, Qeverisë autokratike që arreston pjesëtarë të opozitës. Me prezencën tonë tregojmë që nuk pajtohemi me varfëri e mjerim, papunësi e korrupsion, e dështime të njëpasnjëshme ndërkombëtare të shtetit tonë. Nesër shprehim vullnetin e dëshirën tonë për Kosovë të prosperuar, me rini të arsimuar, pa klientelizëm, me sundim të ligjit, barazi e mirëqenie shoqërore dhe dinjitet për pensionistë, Republikën e Kosovës shtet të integruar ndërkombëtarisht. Shihemi nesër në shesh!” ka shkruar Deda, njofton Klan Kosova.