Lajmet e fundit

Ilir Deda – njëri prej themeluesve të partisë politike “Alternativa”, ka treguar në tashmë në qytetin e Mitrovicës, ky subjekt ka krijuar një këshill dhe kryesi prej 13 anëtarëve, ku është zgjedhur edhe kryetari i asaj dege.
Ai pohon se ka fundi i marsit do të mbahet Konventa e Alternativës, njofton Klan Kosova.
Deda ka treguar se kryetar i Alternativës në Mitrovicë është zgjedhur Mehmet Mehmeti, ndërsa ka shtuar se do të jenë edhe tetë anëtarë të tjerë që do t’i bashkohen këshillit dhe kryesisë.
Ai ka pohuar se Alternativa është subjekt që synon ta përmbyll shtetëndërtimin e Kosovës.
“Është kontesti tjetër i kohës, jemi njerëz më të pjekët, me një Kosovë të përmbyllet shtetndërtimi.”
“Është rirreshtim i njerëzve që janë në parti politike, dhe njerëz që nuk kanë qenë në parti”.
“Këto dy vjet është pa a ka apo nuk ka, cili është qëndrimi i të gjithëve, e disa prej nesh do të rrugëtojmë së bashku politikisht. Nëse dikush nuk e ka të qartë, atëherë nuk ka jetuar në Kosovë këto dy vjet”, ka thënë Deda në “Zona B” të Klan Kosova.
Deda shton se kësaj partie po i bashkohen njerëz që kanë qenë veprimtar politikë, të angazhuar për një ideal.
“Të gjithë kemi besuar në subjekte politike të cilët e kanë parë limitin e disa prej tyre, njëjtë edhe të tjerët që nuk kanë qenë pjesë e subjekteve politike por do të kyçen në Alternativë”, ka shtuar Deda.