Lajmet e fundit

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje Ilir Deda është i ftuar i Baton Haxhiut në Zona B në Klan Kosova.
Me Dedën është diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që sipas tij është një qeveri e tretë në Kosovë.
“E krijon rrafshin mes Qeverisë dhe komunave, një qeveri të tretë në Kosovë”.
“E ndan Kosovën etnikisht ndërsa merr si model bazë gheton”.
“Nuk është marrëveshje e barazisë qytetare”.
“Serbia nuk po na lë rehat, nuk është çështje e serbëve të Kosovës por Beogradi po flet në emër të serbëve të Kosovës”.
Ai ka folur për përgjegjësinë individuale dhe kolektive.
“Unë mbaj përgjegjësi për diskursin tim publik por përgjegjësia individuale, unë nuk mbaj përgjegjësi kolektive”.
“Në diskursin tim personal gjithmonë është ndier dallimi në mes të diskursit tim ndaj Serbisë dhe serbëve të Kosovës”.
“Unë nuk e pranojë modelin e shtetit që bazohet, në grupim të etnive”.
Ai është shprehur se në një shtet modern shumica ka përgjegjësi për pakicën ndërsa sipas tij diskursi publik ka telashe në Kosovë.
"Diskursi publik në përgjithësi në Kosovë nuk është normal dhe nuk ka qenë normal".
"Idea është që pas krizës politike, të fillojmë seriozisht të merremi me këto çështje".