Lajmet e fundit

Për arrestimin e Kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, në Basel, ka reaguar edhe deputeti i pavarur, Ilir Deda.
Përmes një statusi në Facebook, Deda ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht I papranueshëm.
“Arrestimi i Ramush Haradinajt me urdhërarrest të Serbisë është absolutisht i papranueshëm. Nuk mund të ketë lista për arrest në një anë dhe “dialog për normalizim” në anën tjetër. Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë më në këtë format e me këto “parime”, ndërsa Ramushi duhet të lirohet menjëherë. E Qeveria e Kosovës të mbledhë mend - ose t'i shërbejë qytetarëve dhe shtetit tonë, ose të largohet”.