Lajmet e fundit
Deputeti i Vetëvendosjes Ilira Deda, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës , ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Deda duke bërë disa krahasime mes Belgjikës dhe Kosovës, ka thënë se Kosova , po iu jep më shumë të drejta serbëve sesa që u ka dhënë Belgjika komunitetit gjerman atje, njofton Klan Kosova.
“Në një kontrabandim me interpretim të Kushtetutës, te ne po krijohet rajoni autonom serb, i cili nuk po e sjellë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia, rajon ky që do të udhëhiqet nga ky shtet”, ka thënë ai.
Në fund, deputeti i VV-së i ka parashtruar pyetjen Qeverisë se siç e quajti ai rajoni autonom serb, a do të ketë edhe forcat e ardhshme të Sigurisë së Kosovës?