Lajmet e fundit

Barcelona tani po i afrohet marrëveshjes për ta emëruar Decon si drejtor të ri të klubit.
Kështu ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano në rrjetin social, Twitter.
“Bisedimet kanë avancuar shumë dhe Decoja tashmë i ka pranuar 90 për qind të detajeve të marrëveshjes; pritet që ta rregullojë situatën me agjencinë e tij”.
Ardhja e tij në këtë post vjen pas largimit të Jordi Cruyffit dhe Mateu Alemanysë.