Lajmet e fundit

Në komunën e Deçanit sot është zhvilluar një marsh protestues me qëllim të kundërshtimit të vendimit të gjykatës kushtetuese, që manastirit të Deçanit t’i jepen 23 hektarë tokë.
Në këtë protestë pjesëmarrës ishin edhe kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj dhe deputetët e AAK-së, Daut Haradinaj e Time Kadriaj.
I pari i komunës, Rasim Selmanaj, tashmë ka vendosur që të mos zbatojë në asnjë mënyrë vendimin e kushtetueses dhe ka paralajmëruar që do të këtë protesta të tjera, nëse gjykata nuk reflekton sa i përket këtij vendimi.
Kronikë nga Arbresha Fazliu.