Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, sapo ka përfunduar një takim me zyrtar komunal dhe aktivistë, pas të cilit është vendosur që të shtunën të protestohet në Prishtine në orën 13:00 për Ramush Haradinajn, njofton Klan Kosova.
Ndërsa sot në orën 18:00 në këtë komunë do të mbahet një takim i jashtëzakonshëm edhe me organizata të dala nga lufta, rreth organizimit të së shtunës.
Këto zhvillime vijnë në kohën kur gjykata në Colmar të Francës shtyu vendimin për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.