Lajmet e fundit
"Deçani është komuna e tretë pas Hanit të Elezit dhe Malishevës ku të zgjedhurit e popullit kërkojnë nga Qeveria të tërhiqet nga Zajednica dhe Demarkacioni i me Malin e Zi".

Kuvendi Komunal i Deçanit në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot ka miratuar deklaratën kundër Zajednicës dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.
Pika e rendit të ditës “Shqyrtimi i kërkesës së grupit të Anëtarëve dhe nxjerrja e Deklaratës kundër formimit të Bashkësisë së Komunave Serbe në Republikën e Kosovës dhe kundër marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi", mori votat maksimale.
Deçani është komuna e tretë pas Hanit të Elezit dhe Malishevës ku të zgjedhurit e popullit kërkojnë nga Qeveria të tërhiqet nga Zajednica dhe Demarkacioni me Malin e Zi.