Lajmet e fundit

Rasim Selmanaj, Kryetari I Komunës së Deçanit, të mërkurën ka marrë vendim që në këtë qytet të mbyllen 14 lokale të lojërave të fatit.
“Më kërkesën e Komunës së Deçanit, me asistencën e inspektorëve komunalë, Doganës së Kosovës, Drejtorisë për Lojërat e Fatit, në harmoni më Ligjin mbi Lojërat e Fatit dhe vendimin e kryetarit të Komunës Rasim Selmanaj, sot u bë mbyllja e 14 ofruesve të lojërave të fatit në komunën e Deçanit”, thotë një komunikatë e Komunës.
“Është dukuri negative. Askush nuk e përkrahë hapjen e tyre. Mbyllja e tyre është në të mirë të qytetarëve andaj edhe unë jam përkrahës për mbylljen e të gjithave, sepse ato nuk kanë leje dhe po punojnë në mënyrë të kundërligjshme”, thekson kryetari Rasim Selmanaj para oficerëve të Policisë e të Doganës sipas një videoje të publikuar nga Komuna e Deçanit.
Sipas të njëjtit njoftim, dy vite me parë një aksion i tillë nuk kishte rezultuar i suksesshëm.